Delegacioni i BE-së në Shqipëri publikon mesazhin e Marta Kos: Përparimi më i madh në zgjerim që prej vitit 2002
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka publikuar deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, me rastin e nisjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së 2026 në Bruksel. Në deklaratën e saj, Kos thekson se gjatë këtij viti është...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka publikuar deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, me rastin e nisjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së 2026 në Bruksel.
Në deklaratën e saj, Kos thekson se gjatë këtij viti është shënuar më shumë përparim në procesin e zgjerimit sesa në çdo vit tjetër që prej vitit 2002.
“Ka ardhur koha që ta përgatisim Bashkimin tonë për anëtarë të rinj. Zgjerimi na ofron mundësinë për të ndërtuar një Evropë më të fortë, të aftë për të përcaktuar të ardhmen e saj”, u shpreh Komisionerja për Zgjerimin.
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka ndarë gjithashtu edhe deklaratën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e cilëson zgjerimin si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim afatgjatë në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.
Ajo thekson se procesi i zgjerimit do të vijojë të bazohet në meritë, por duhet të bëhet më dinamik, duke nënvizuar se të qenit i bazuar në meritë nuk do të thotë të jetë i ngadaltë, por i drejtë dhe i parashikueshëm.
The EU Enlargement Forum 2026 kicks off in Brussels! Leaders are coming together to discuss the future of enlargement and a stronger, wider Europe. “We have made more progress on enlargement this year than in any year since 2002.” Commissioner Marta Kos. Watch it at: https://t.co/XUzFwZfi13
— EU in Albania (@EUinAlbania) November 16, 2026The post Delegacioni i BE-së në Shqipëri publikon mesazhin e Marta Kos: Përparimi më i madh në zgjerim që prej vitit 2002 appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.