SHQIPERIA

Rama publikon pamjet e sofrës së gurtë para Kryeministrisë, qytetarët e kthejnë në pikë pushimi dhe fotografish

Kosova.Today ·

Sofra e gurtë e vendosur prej më shumë se dy javësh përpara Kryeministrisë është kthyer në një pikë ku qytetarët ndalojnë për të bërë fotografi, por edhe për t’u ulur e për të pushuar. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka publikuar disa pamje...

Sofra e gurtë e vendosur prej më shumë se dy javësh përpara Kryeministrisë është kthyer në një pikë ku qytetarët ndalojnë për të bërë fotografi, por edhe për t’u ulur e për të pushuar.

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka publikuar disa pamje nga kjo hapësirë në llogarinë e tij në Facebook, duke i shoqëruar me një përshëndetje të shkurtër: “Mirëmëngjes”.

Ndërkohë, në sfondin e protestave studentore, Rama ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e studentëve dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të tyre. Megjithatë, kjo ofertë është refuzuar deri më tani nga protestuesit, të cilët vijojnë të qëndrojnë në qëndrimet e tyre.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë prezantoi edhe një kanal të ri komunikimi online, të titulluar “Fol me kryeministrin”.

Platforma synon t’u krijojë qytetarëve mundësinë për të përcjellë pyetje, kritika, shqetësime dhe propozime konkrete, të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e vendimmarrjeve të caktuara.

Fillimisht, komunikimi përmes kësaj platforme do t’u ofrohet studentëve, por ai nuk do të jetë i kufizuar vetëm te kryeministri. Qytetarët do të kenë mundësi të komunikojnë edhe me anëtarë të tjerë të qeverisë dhe të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

The post Rama publikon pamjet e sofrës së gurtë para Kryeministrisë, qytetarët e kthejnë në pikë pushimi dhe fotografish appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

08.11.2026

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026

Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjobat e trafikut, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linqet e dyshimta

09.11.2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026