MAQEDONIA

Punësimet ‘tinëzare’ në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë shqiptar

Kosova.Today ·

Punësimet e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës kanë hapur një debat të ashpër mbi përfaqësimin etnik, pasi në listën e dhjetëra të punësuarve të rinj nuk figuron asnjë përfaqësues i komunitetit shqiptar. Drejtori i spitalit...

Punësimet e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës kanë hapur një debat të ashpër mbi përfaqësimin etnik, pasi në listën e dhjetëra të punësuarve të rinj nuk figuron asnjë përfaqësues i komunitetit shqiptar. Drejtori i spitalit, Sasho Stoshevski, vazhdon të heshtë lidhur me këtë situatë, ndërsa gjatë gjithë ditës nuk i është përgjigjur telefonatave të gazetarëve për prononcim.

Sipas informacioneve të Alsat, procesi i punësimeve është zhvilluar në disa faza të ndryshme: fillimisht 10 persona kanë marrë vendime pune para dy muajsh, më pas janë angazhuar 7 persona me kontrata para një muaji dhe 7 të tjerë para një jave.

Ndërsa ditë më parë, këtij numri i janë shtuar edhe 62 persona të tjerë të angazhuar me kontrata. Bazuar në të dhënat e siguruara, të gjithë rreth 80 të punësuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase. Këto punësime kanë nxitur reagime ashtu që funksionarë të VLEN kanë pasur takime me drejtorin Stoshevski, ndërsa dega e BDI-së në Kumanovë për nesër ka paralajmëruar një konferencë me gazetarët. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Katër të miturat që dhunuan 13-vjeçaren në Shkup dërgohen në shtëpi edukative-korrektuese

11.11.2026

Bekim Sali: Po dalin në sipërfaqe heronjtë e Alta Bankës, bishti i tyre shkon deri në Zajaz

11.11.2026

Sejdiu njofton për takimin e liderëve të VLEN me kryeministrin Mickoski: Çka u bisedua…?

12.11.2026

Rritja e çmimit të rrymës deri në 5%, qeveria përgatit masa për të zbutur shtrenjtimin

11.11.2026