BOTA

“Bild”: Putin do që Finlanda të dalë nga NATO, do gjithë Donbasin dhe gjysmën e Moldavisë

Kosova.Today ·

“Kërkesat brutale të Rusisë”. Ky është titulli i artikullit të përditshmes gjermane “Bild” ku raportohet se janë zbardhur disa nga kushtet e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas gazetës gjermane përfaqësuesit rusë kanë...

“Kërkesat brutale të Rusisë”. Ky është titulli i artikullit të përditshmes gjermane “Bild” ku raportohet se janë zbardhur disa nga kushtet e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas gazetës gjermane përfaqësuesit rusë kanë paraqitur gjatë bisedimeve joformale për përfundimin e luftës një propozim që shkon përtej konfliktit në Ukrainë dhe prek të gjithë arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Moska kërkon kontrollin e plotë të Donbasit, përfshirë edhe territoret që aktualisht mbahen nga forcat ukrainase. Në plan parashikohet gjithashtu që Ukraina të ketë status neutral dhe të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, ndërsa rruga drejt Bashkimit Evropian të mbetet e hapur.

Kërkesat ruse përfshijnë edhe largimin e bazave të NATO-s nga Estonia, Letonia dhe Lituania, si dhe tërheqjen e Finlandës nga Aleanca Atlantike. Ndërsa portet ukrainase të Odesës dhe Mykolaivit do të duhej të çmilitarizoheshin, duke mos u përdorur si baza detare.

Propozimi shtrihet edhe në Moldavi, ku Rusia kërkon krijimin e një republike federale, që do të përfshinte edhe rajonin autonom të Gagauzisë dhe Transnistrinë. Kjo e fundit, së bashku me Gagauzinë, do të mund të mbante referendume për pavarësi në rast të anëtarësimit të Moldavisë në Bashkimin Evropian.

Moska reagoi duke mohuar vetëm çështjen e Finlandës, por jo pikat e tjera të publikuara në median gjermane.

“Nuk jam në dijeni të kësaj. Jo, nuk është bërë asnjë propozim që Finlanda ose ndonjë vend tjetër të braktisë NATO-n”, tha zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov./TCH/


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Plani amerikan për paqen në Ukrainë: Ndryshim formal i kufijve që Putini ta shpallë fitoren

11.11.2026

Numri i rasteve të konfirmuara të ebolës në Kongo tejkaloi 11 mijë

11.11.2026

Diploma universitare nuk garanton më punësim, rekord papunësie te të diplomuarit në Gjermani

13.11.2026

Zelensky: Putini jeton në një “realitet tjetër”, SHBA-ja mbështet vlerësimin e Ukrainës për frontin

11.11.2026