KOSOVA

​Qeveria e Kosovës mblidhet sot, pritet të merret ky vendim

Kosova.Today ·

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës prej orës 16:00 në ndërtesën e qeverisë. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë mbledhje që pritet të mbahet sot pasdite. Mësohet se në këtë mbledhje pritet të miratohet projektbuxheti...

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës prej orës 16:00 në ndërtesën e qeverisë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë mbledhje që pritet të mbahet sot pasdite.

Mësohet se në këtë mbledhje pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të partisë së tij të shtunën tha se projektbuxheti për vitin 2027 do të procedohet në Kuvend të hënën.

Ai madje, përmendi shumën prej mbi 1 miliard euro për investime kapitale.

Nga deputetët e LDK-së është kritikuar Qeveria për shkeljen e afatit ligjor për procedimin e buxhetit për vitin 2027.

The post ​Qeveria e Kosovës mblidhet sot, pritet të merret ky vendim appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Alarmi i rrejshëm i LDK ‘së, fotografitë e Rugoves nuk janë larguar – ato janë në Zyrën e Presidentes

09.11.2026

Zbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

07.11.2026

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë fanellën e “Dardanëve”

09.11.2026

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

08.11.2026