BOTA

BE troç qeverisë së re ‘studentore’ serbe – sanksionet Rusisë ose s’ka asgjë për ju

Kosova.Today ·

Fitorja e “Listës Studentore” në Serbi pas fitores po përcillet me kërkesa të qarta nga Bashkimi Evropian, veçanërisht lidhur me qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë, transmeton Gazeta Metro. Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi...

Fitorja e “Listës Studentore” në Serbi pas fitores po përcillet me kërkesa të qarta nga Bashkimi Evropian, veçanërisht lidhur me qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë, transmeton Gazeta Metro.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, theksoi se rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet edhe nga përafrimi i politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të unionit.

“Ka gjasa të mos jetë e mundur që një vend t’i bashkohet Bashkimit nëse nuk harmonizohet me të sa u përket interesave strategjike – konkretisht politikës së jashtme dhe të sigurisë, gjë që nënkupton një qëndrim të përbashkët kundër Rusisë”, deklaroi Kos në një intervistë për median polake TVP World.

Kritike qe vazhdimisht BE-ja për çështjen e sanksioneve ndaj Moskës, të cilat Serbia nuk i ka vendosur në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian. Megjithatë, Kos bëri të ditur se diskutimet me qeverinë e re serbe ende nuk kanë nisur dhe se mbetet të shihet se si do të zhvillohet dialogu me Beogradin.

Ndërkohë, komisionerja evropiane njoftoi se kishte biseduar me Ilija Srdanoviqin, kandidatin kryesor të koalicionit “Lista e Studentëve Studentët Fitojnë”, duke e uruar për fitoren.

Megjithatë, qëndrimet e Listës Studentore sa u përket synimeve politike dhe orientimit evropian nuk janë ende fort të qarta e definitive. Pikërisht kjo paqartësi mund të shpjegojë edhe paralajmërimin më të ashpër të BE-së. Përderisa Aleksandar Vuçiq, të paktën në deklaratat e tij publike, ka qenë më liberal në raport me synimet evropiane të Serbisë sesa përfaqësuesit e kësaj liste./gazetametro.net

The post BE troç qeverisë së re ‘studentore’ serbe – sanksionet Rusisë ose s’ka asgjë për ju appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kush do ta sfidojë Trumpizmin në 2028? Emrat e rinj që po ndryshojnë Partinë Demokratike

08.11.2026

Shqiptari që është bërë i preferuari i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij

08.11.2026

Alarm për bomba në qiellin evropian, tre avionë të Ryanair detyrohen të ulen në Bullgari

05.11.2026

Humbje e rëndë për republikanët e Trumpit në zgjedhjet për Kongresin amerikan

04.11.2026