KOSOVA

Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën

Kosova.Today ·

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e kishte pritur rezultatin e zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, ku sipas tij, lista studentore ka dalë fituese përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq....

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se e kishte pritur rezultatin e zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, ku sipas tij, lista studentore ka dalë fituese përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur në Tëvë1, Rashiq ka thënë se gjatë javës së kaluar kishte diskutuar për zgjedhjet në Serbi edhe me disa ambasadorë, të cilëve u kishte parashikuar rezultat të favorshëm për listën studentore.

“E kam pritur këtë rezultat. Disa ambasadorë i kam pasur javën e kaluar, të hënën dhe të martën, dhe pikërisht u kam thënë se lista studentore do të fitojë me 52.4 për qind, ndërsa Vuçiqi jo më shumë se 40 për qind”, ka deklaruar Rashiq.Ai ka treguar gjithashtu se për rezultatin e zgjedhjeve kishte biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, të cilit, sipas tij, i kishte thënë se lista studentore do të merrte mbi 50 për qind të votave, ndërsa Vuçiqi jo më shumë se 40 për qind.Rashiq flet edhe për mundësinë e njohjes së KosovësGjatë intervistës, Rashiq është pyetur edhe për mundësinë që përfaqësuesit e listës studentore në Serbi ta njohin Kosovën.

Ai ka thënë se një zhvillim i tillë nuk mund të pritet menjëherë, por mund të jetë rezultat i një procesi më të gjatë bisedimesh dhe zgjidhjesh strukturore në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.Sipas Rashiqit, rëndësi ka edhe respektimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, përfshirë zotimet për të mos penguar zbatimin e tyre.

“Unë e shoh një derë të hapur. Përveç asaj që nuk e bëjnë njohjen e Kosovës, këtë e di; të tjerat nuk i di. E di se janë paqësorë dhe nuk janë kriminelë. Unë jam i bindur se është më mirë një mijë ditë të bisedohet sesa një ditë luftë”, ka thënë Rashiq.Ai ka vlerësuar se vazhdimi i dialogut dhe përpjekjet për zgjidhje paqësore janë të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

The post Rashiq tregon çfarë pret nga ndryshimet politike në Serbi për raportet me Kosovën appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestimi i taksistit të SCAN Taxi pasi u kap me dr’ogë, kompania mundohet të arsyetohet

09.11.2026

‘‘A mund t’ia dalësh në Kosovë me pagën minimale’’, nga përllogaritja e shpejt del: Paga 455 euro, shpenzimet 565 euro

08.11.2026

Strategjia për Apelin: Grupi arrin disa ujdi, mbeten konfidenciale

08.11.2026

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Pejës, policia jep detajet e fundit

08.11.2026