MAQEDONIA

Pas reagimit të Bekim Salit, hiqet tabela e Urës së Gurit që nuk përfshinte gjuhën shqipe

Kosova.Today ·

Tabela informuese e vendosur në Urën e Gurit në Shkup, e cila nuk përfshinte gjuhën shqipe, është hequr pas reagimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali. Pas ndërhyrjes së Salit, është vendosur...

Tabela informuese e vendosur në Urën e Gurit në Shkup, e cila nuk përfshinte gjuhën shqipe, është hequr pas reagimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali.

Pas ndërhyrjes së Salit, është vendosur që tabela të rishikohet dhe të përfshijë edhe gjuhën shqipe, krahas gjuhëve të tjera.

Çështja u ngrit pas inaugurimit të ndriçimit të Urës së Gurit, ku Sali mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit. Në këtë aktivitet, vëmendja u përqendrua edhe te tabela informuese në këtë monument historik, ku mungonte shqipja.

Heqja e tabelës hap rrugën për vendosjen e një versioni të ri, në të cilin informacionet për njërin prej simboleve më të rëndësishme të Shkupit do të jenë të qasshme edhe në gjuhën shqipe.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë

09.11.2026

Arkin Jahiji nesër pranon zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

08.11.2026

Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht!

09.11.2026

Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

09.11.2026