SHQIPERIA

Reagon Gogu: Po, kam takuar Erion Veliajn të premten! Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas lajmeve të publikuara këtë të hënë lidhur me vizitën e tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, ku ndodhet i paraburgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Përmes...

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas lajmeve të publikuara këtë të hënë lidhur me vizitën e tij në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, ku ndodhet i paraburgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një reagimi publik, Gogu konfirmon se është takuar me Veliajn të premten, duke sqaruar se vizita është kryer në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë, për t’u njohur me kushtet e trajtimit dhe për të dëgjuar ankesat e ngritura publikisht nga avokati i tij.

Ministri nuk e ka fshehur marrëdhënien personale me Veliajn, duke pranuar se i lidh një miqësi shumë e hershme. Megjithatë, ai ka kundërshtuar përmbajtjen e disa mesazheve që, sipas tij, i janë atribuar gjatë raportimeve të sotme.

Gogu shprehet se nuk dëshiron të besojë se këto pretendime janë përcjellë nga vetë Erion Veliaj, ndërsa thekson se nuk ka shqiptuar fjalët që i janë atribuar.

“Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë. Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni”, shkruan Gogu.

Ai shton se rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme, duke e lidhur takimin me shqetësimet për kushtet e trajtimit dhe respektimin e të drejtave të personave që ndodhen në paraburgim.

“Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta. Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme”, përfundon ministri.

Në fund të reagimit, Gogu shprehet se për pretendimet e tjera do të flasin koha dhe e vërteta.

The post Reagon Gogu: Po, kam takuar Erion Veliajn të premten! Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SPAK kërkon 2 vite burg të konvertuara në shërbim prove për Benet Beci

09.11.2026

Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

08.11.2026

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

08.11.2026

Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

09.11.2026