SHQIPERIA

Reforma “Shkalla e Meritës”, Rama: Krijohet Ministria e Administratës Publike

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama prezantoi reformën e re të quajtur “Shkalla e Meritës”, të cilën ai thekson se synon të garantojë punësimin dhe promovimin në hierarkinë e administratës publike të njerëzve më të aftë. Rama theksoi se pjesë e reformës...

Kryeministri Edi Rama prezantoi reformën e re të quajtur “Shkalla e Meritës”, të cilën ai thekson se synon të garantojë punësimin dhe promovimin në hierarkinë e administratës publike të njerëzve më të aftë.

Rama theksoi se pjesë e reformës është edhe krijimi, për herë të parë, i një ministrie të dedikuar për administratën publike dhe mirëqeverisjen, drejtimi i së cilës do t’i beshet Adea Pirdenjit.

“Kemi reflektuar mbi mënyrën se si të jemi më pranë njerëzve, duke e sjellë më pranë administratën, më pranë shtetin, duke sjellë më pranë tyre edhe ndjesinë se janë ata që janë arsyeja ekzistenciale, jetësore e shërbimeve të administratës.

Pjesë e këtyre ndryshimeve, ku kemi thirrur në ndihmë IA-në, por jo vetëm, është edhe Shkalla e Meritës. Tjetër reformë që në thelb ka të bëjë me një pyetje shumë të thjeshtë: Si ta bëjmë administratën një hapësirë ku njerëzit më të aftë, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më të dëshiruar që t’i shërbejnë vendit nga ana e shtetit, të mund jo vetëm të hyjnë, por edhe të ecin përpara, kur hyjnë, në shkallën e hierarkisë në administratë?

Pjesë e kësaj reforme është edhe krijimi i Ministrisë së Administratës Publike, që i përkushtohet administratës dhe mirëqeverisjes, përfshirë organizimin e institucioneve, trajtimin e kapitalit njerëzor dhe përgjegjësinë e secilit brenda administratës ndaj qytetarit që troket, kërkon t’i qahet halli dhe kërkon që halli i tij të mos humbasë në oqeanin e burokracisë”, tha Rama.

The post Reforma “Shkalla e Meritës”, Rama: Krijohet Ministria e Administratës Publike appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

08.11.2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

08.11.2026

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

09.11.2026

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

09.11.2026