MAQEDONIA

Replika mes BDI-së dhe VLEN-it në Dibër pas njëvjetorit të Fisnik Melës: “20 vite i latë projektet në sirtarë!”

Kosova.Today ·

Pas prezantimit të njëvjetorit të punës së kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, kanë pasuar reagime mes BDI-së dhe përfaqësuesve të VLEN-it. BDI – Dega Dibër, përmes një postimi në Facebook me titull “1 vit farsë dhe përvetësim meritash...

Pas prezantimit të njëvjetorit të punës së kryetarit të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, kanë pasuar reagime mes BDI-së dhe përfaqësuesve të VLEN-it.

BDI – Dega Dibër, përmes një postimi në Facebook me titull “1 vit farsë dhe përvetësim meritash në Dibër”, ka akuzuar pushtetin aktual për përvetësim të meritave të qeverisjes së kaluar.

Sipas BDI-së, asfaltimi i bulevardit, rruga e Kërçovës, rrugët në Budulec, Kosovrast, Otishan e Konjarë, si dhe ujësjellësi në Mogorçë, janë projekte të nisura ose financuara gjatë qeverisjes së mëparshme.

“E sfidojmë publikisht Fisnik Melën: le të bëjë publike qoftë edhe një kontratë apo projekt të vetëm kapital të nënshkruar nga dora e tij në këtë mandat”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Këtij reagimi i është kundërpërgjigjur Lumi Croj, i angazhuar në Komunën e Dibrës, i cili ka theksuar se rëndësi kanë punët e realizuara dhe jo vetëm dokumentet e nënshkruara.

“Letra dhe nënshkrime në sirtarë ka plot, por punët që prekin dhe shfrytëzojnë qytetarët është vula e Fisnik Mela dhe VLEN”, ka shkruar Croj.

“Nëse ju duen fletë me nënshkrime ua japim, punët i realizojmë ne. Se kishit kohë 20 vite për ti realizuar por i latë në sirtarë, të plurosen”, ka shtuar ai. /InfoShqip.com

The post Replika mes BDI-së dhe VLEN-it në Dibër pas njëvjetorit të Fisnik Melës: “20 vite i latë projektet në sirtarë!” appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

08.11.2026

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

07.11.2026

Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

10.11.2026

Me dokumente ‘zviceran’, por me zemër në Sllupçan: Dr. Mirsad Osmani – një histori suksesi në Zvicër (Video)

08.11.2026