MAQEDONIA

Rritje pagash për ushtarët dhe punonjësit e mbrojtjes: Misajllovski paralajmëron rritje prej 10% në vitin 2027!

Kosova.Today ·

Punonjësit e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut pritet të përfitojnë rritje pagash prej 10 për qind gjatë vitit 2027, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Paralajmërimi vjen pas miratimit të projektbuxhetit...

Punonjësit e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut pritet të përfitojnë rritje pagash prej 10 për qind gjatë vitit 2027, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Paralajmërimi vjen pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2027 nga Qeveria, i cili duhet të kalojë edhe në Kuvend.

Sipas ministrit, rritja do të përfshijë jo vetëm pagën bazë, por edhe komponentët e tjerë të të ardhurave të punonjësve.

Misajllovski e cilësoi këtë si rritjen më të madhe historike të pagave në vlerë absolute, duke theksuar se është rezultat i bashkëpunimit me sindikatat dhe përpjekjeve për përmirësimin e kushteve të pjesëtarëve të Armatës.

Ai falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministren e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, për mbështetjen e kësaj mase.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” kërkojnë hetim parlamentar dhe përgjegjësi politike

08.11.2026

Kryeministri Mickoski ofendohet nga deklaratat e Hodait

09.11.2026

Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht!

09.11.2026