MAQEDONIA

Saranda Imeri Stafai: AKI, Levica dhe LSDM u koordinuan për të bllokuar ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë

Kosova.Today ·

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka akuzuar AKI-në, Levicën dhe LSDM-në për koordinim në bllokimin e seancës parlamentare, në ditën kur në Kuvend duhej të shqyrtohej pika për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe...

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka akuzuar AKI-në, Levicën dhe LSDM-në për koordinim në bllokimin e seancës parlamentare, në ditën kur në Kuvend duhej të shqyrtohej pika për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Imeri Stafai ka kritikuar veprimet e këtyre subjekteve politike, duke i akuzuar se në vend të mbështetjes së vendimeve konkrete, zgjedhin bllokimin e punës së Kuvendit.

“Pikërisht në ditën kur në Kuvend duhej të kalonte pika për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, AKI, Levica dhe LSDM u koordinuan për të bllokuar seancën”, ka shkruar deputetja e VLEN-it.

Ajo ka shtuar se këto parti, sipas saj, zgjedhin bllokimin kur bëhet fjalë për vendime me rëndësi, ndërsa më pas publikojnë reagime politike për të tërhequr vëmendjen.

” ”
“Për pushtet e kanë!”, ka përfunduar reagimin Saranda Imeri Stafai.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski publikon dokumentin: Qeveria e 2023 LSDM-BDI i hapi dyert Alta Bankës!

11.11.2026

Paga deri në 40% më të larta për prokurorët – Saveski: “Kështu do ta ulim rrezikun e korrupsionit!”

12.11.2026

Ky është dokumenti që thekson se Qeveria LSDM – BDI i hapi dyert Alta Bankës që në vitin 2023 (DOKUMENT)

11.11.2026

Shkup, 243 familje në Komunën Qendër morën përfitojnë nga 10,000 denarë për të porsalindurit

12.11.2026