Shkup, 243 familje në Komunën Qendër morën përfitojnë nga 10,000 denarë për të porsalindurit
Gjithsej 243 familje nga Komuna Qendër këtë vit kanë përfituar ndihmë financiare të njëhershme për të porsalindurit, në vlerë prej 10.000 denarësh, njoftojnë nga pushteti lokal, përcjell TV21. Komuna, siç bëjnë të ditur, e ka rritur këtë...
Gjithsej 243 familje nga Komuna Qendër këtë vit kanë përfituar ndihmë financiare të njëhershme për të porsalindurit, në vlerë prej 10.000 denarësh, njoftojnë nga pushteti lokal, përcjell TV21. Komuna, siç bëjnë të ditur, e ka rritur këtë mbështetje nga 7.000 në 10.000 denarë, me qëllim që t’u ndihmojë prindërve të rinj dhe t’ua lehtësojë shpenzimet pas lindjes së fëmijës.
“Ardhja e një anëtari të ri në familje është një nga momentet më të bukura, por sjell edhe përgjegjësi dhe shpenzime të reja. E dimë se në ato momente çdo ndihmë financiare është e mirëseardhur. Prandaj vendosëm ta rrisim mbështetjen e njëhershme dhe këtë premtim e realizuam. Për ne është e rëndësishme që kujdesi për familjet të mos mbetet vetëm në fjalë dhe premtime, por të shndërrohet në mbështetje konkrete që qytetarët e marrin drejtpërdrejt”, theksoi kryetari i Komunës, Goran Gerasimovski.Ai theksoi se Komuna Qendër vazhdon të investojë në familje, me fokus të veçantë te banorët më të rinj dhe krijimi i kushteve më të mira për rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.