MAQEDONIA

Sekuestrohen rreth dy tonë mish i pasigurt, do të shkatërrohen në “Drislla”

Kosova.Today ·

Rreth dy tonë mish i freskët dhe i ngrirë i pasigurt, si dhe produkte të përgatitura nga mishi, janë sekuestruar dje gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese në objektet e shitjes me pakicë në territorin e Komunës së Radovishit, përcjell...

Rreth dy tonë mish i freskët dhe i ngrirë i pasigurt, si dhe produkte të përgatitura nga mishi, janë sekuestruar dje gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese në objektet e shitjes me pakicë në territorin e Komunës së Radovishit, përcjell TV21. Sipas parlajmërimit të autoriteteve, produktet e sekuestruara sot do të shkatërrohen në deponinë “Drislla”.

Kontrollet janë kryer nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), e cila dje ka inspektuar edhe një person fizik në fshatin Pepelishtë të Negotinës, që ushtronte veprimtari të paautorizuar për prodhimin e produkteve të tymosura të mishit dhe fërgesave, të cilat i shiste përmes rrjeteve sociale.

Nga ky person janë sekuestruar 50 kilogramë produkte mishi, përfshirë mish të tymosur dhe proshutë të tymosur.

Sipas AUV-së, produktet nuk kishin deklaratë për origjinën dhe ishin ruajtur e përpunuar në kushte të papërshtatshme dhe johigjienike, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.
Agjencia njofton se kontrollet inspektuese do të vazhdojnë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e prodhimit dhe tregtimit të paligjshëm të ushqimit të pasigurt.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar

08.11.2026

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

08.11.2026

Përplasja e nxehtë mes BDI-së dhe drejtoreshës së ISHP-së për gjuhën shqipe!

09.11.2026

Sali Ramadani në Parlament, 8 korrik 1997: “Unë jam nipi i Mefailave të Zajazit!”

08.11.2026