MAQEDONIA

LSH e Selës godet qeverinë dhe VLEN-in: Dy vite premtime, Brukseli konfirmon ngecjen e Maqedonisë!

Kosova.Today ·

Lidhja Shqiptare (LSH) ka reaguar ashpër ndaj Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, duke e cilësuar atë si “raport regresi” për Maqedoninë e Veriut dhe si konfirmim të paralajmërimeve të saj për dështimet e pushtetit aktual. Sipas...

Lidhja Shqiptare (LSH) ka reaguar ashpër ndaj Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2026, duke e cilësuar atë si “raport regresi” për Maqedoninë e Veriut dhe si konfirmim të paralajmërimeve të saj për dështimet e pushtetit aktual.

Sipas LSH-së, raporti evidenton probleme në ndryshimet kushtetuese, politizimin dhe etnizimin e gjyqësorit, presionet ndaj mediave, përfaqësimin e drejtë dhe respektimin e të drejtave gjuhësore.

“Është viti i dytë dhe raporti i dytë që konfirmon vlerësimet tona, por tashmë flet edhe për hapa prapa, pavarësisht premtimeve për ndryshim dhe përparim”, thekson LSH-ja.

Partia ka drejtuar kritika të veçanta ndaj përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri, duke kërkuar përgjigje për premtimet e parealizuara lidhur me zhbllokimin e integrimit evropian.

“Ku mbetën zotimet për gjashtë muaj, një vit e tani dy vite për zhbllokimin e procesit eurointegrues?”, pyet LSH-ja, duke akuzuar Qeverinë se po e çon vendin prapa.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Në Idrizovë konfiskohet drogë dhe 171 tableta – arrestohet gruaja që shkonte në vizitë tek i burgosuri

09.11.2026

Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

07.11.2026

Mickoski pajtohet që Prokuroria të hapë hetim për “Alta Bankën”

09.11.2026

Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunës

10.11.2026