JETA

Rama fton sërish studentët për dialog, vendos sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Kosova.Today ·

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej dy javësh protestojnë kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë, ndërsa deri më tani ata kanë refuzuar të...

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej dy javësh protestojnë kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë, ndërsa deri më tani ata kanë refuzuar të zhvillojnë bisedime me të.

Nga ana tjetër, Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, duke e konsideruar dialogun si rrugën e vetme për kapërcimin e situatës së krijuar.

Edhe gjatë ditës së djeshme, protestuesit u mblodhën në mënyrë paqësore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Megjithatë, ditët e para të protestave u shoqëruan me tensione, përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe dëmtime të godinave shtetërore dhe bizneseve private. Në kuadër të këtyre ngjarjeve, qindra persona janë shoqëruar në komisariate, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar me vendim gjykate.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

07.11.2026

Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1,250 viktima nga temperaturat ekstreme

08.11.2026

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026

Neuchâtel synon zgjerimin e pilot-projektit për shkollimin gjatë gjithë ditës

10.11.2026