SHQIPERIA

Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog me studentët protestues, të cilët prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar sërish pamje të tryezës së gurtë , të vendosur...

Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog me studentët protestues, të cilët prej më shumë se 20 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar sërish pamje të tryezës së gurtë , të vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën qëndrojnë letra me mbishkrimin “Dialog”.

Pavarësisht ftesave të vazhdueshme të kreut të qeverisë, studentët kanë refuzuar të ulen në bisedime, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e tij nga detyra.

Në mbështetje të protestuesve janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor.

Rama ka deklaruar më herët se qeveria është e gatshme të shqyrtojë propozimet dhe shqetësimet e studentëve, por deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje për nisjen e dialogut.

The post Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

09.11.2026

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

09.11.2026

Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar

09.11.2026

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

08.11.2026