Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Finlandë
Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League. Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, duke konfirmuar interesin e madh të tifozëve për të qenë pranë Kombëtares...
Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League.
Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, duke konfirmuar interesin e madh të tifozëve për të qenë pranë Kombëtares.
Më 12 nëntor, në orën 20:45, kuqezinjtë do të zbresin në fushë përpara një stadiumi të mbushur me tifozë, të cilët do të krijojnë atmosferën e tyre karakteristike dhe do të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme, njofton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Kombëtarja shqiptare synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Grupin C1, ku aktualisht renditet në vendin e parë me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para.
Interesi i tifozëve dhe mbështetja e tyre janë një motivim shtesë për skuadrën në këtë sfidë.
The post Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Finlandë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.