SHQIPERIA

Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve, nënshkruhet marrëveshja mes dy institucioneve

Kosova.Today ·

Inspektorati i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synohet shkëmbimi i ekspertizës, përvojave profesionale dhe...

Inspektorati i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës synohet shkëmbimi i ekspertizës, përvojave profesionale dhe praktikave më të mira në sistemet e inspektimit.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeinspektori i Shqipërisë Dashnor Sula dhe Lyra Osmani Ahmeti, duke vendosur një kuadër të përbashkët angazhimi për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të institucioneve përkatëse.

Bashkëpunimi do të përqendrohet në disa drejtime kryesore, mes tyre harmonizimi i metodologjive dhe praktikave të inspektimit, shkëmbimi i ekspertëve, digjitalizimi i proceseve inspektuese, si dhe organizimi i trajnimeve për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve.

Gjithashtu, dy institucionet parashikojnë zhvillimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, me synim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e standardeve të punës.

The post Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e inspektimeve, nënshkruhet marrëveshja mes dy institucioneve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

08.11.2026

Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi

09.11.2026

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

09.11.2026

Zgjerohen hetimet për Vlora Hysenin, SPAK shton akuzat ndaj ish-shefes së SHISH

09.11.2026