Shqipëria nis përgatitjet për dy sfidat e fundit në UEFA Nations League
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, ku do të përballet me Finlandën dhe Bjellorusinë. Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare...
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, ku do të përballet me Finlandën dhe Bjellorusinë.
Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), në dispozicion të trajnerit Rolando Maran ishin 25 futbollistë, ndërsa Myrto Uzuni dhe Qazim Laçi pritet t’i bashkohen skuadrës gjatë mbrëmjes së sotme.
Dy lojtarët pritet të jenë të gatshëm që nga dita e nesërme për të marrë pjesë në seancat stërvitore me pjesën tjetër të ekipit.
Stërvitja e parë është zhvilluar në dy grupe, në varësi të minutave që futbollistët kanë luajtur me klubet e tyre. Lojtarët që ishin aktivizuar një ditë më parë kanë zhvilluar seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka ndjekur një program të plotë stërvitor.
Përgatitjet do të vijojnë edhe nesër në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku kuqezinjtë do të intensifikojnë punën në prag të dy përballjeve të fundit në këtë kompeticion.
Stafi teknik synon që skuadra të jetë në formën optimale për dy sfidat e radhës, të cilat do të jenë vendimtare për mbylljen e edicionit të Shqipërisë në UEFA Nations League.
The post Shqipëria nis përgatitjet për dy sfidat e fundit në UEFA Nations League appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.