MAQEDONIA

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

Kosova.Today ·

Anëtari i VLEN në Kumanovë, Orhan Kurtishi ka publikuar shifrat e punësimit të shqiptarëve dhe maqedonasve në këto institucione. Sipas Kurtishit, në Shtëpinë e Shëndetit, Qendrën e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë...

Anëtari i VLEN në Kumanovë, Orhan Kurtishi ka publikuar shifrat e punësimit të shqiptarëve dhe maqedonasve në këto institucione.

Sipas Kurtishit, në Shtëpinë e Shëndetit, Qendrën e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë janë gjithsej 105 të punësuar maqedonas dhe 61 shqiptarë.

Ai ka paraqitur edhe ndarjen sipas institucioneve:

* Shtëpia e Shëndetit: 36 shqiptarë dhe 6 maqedonas.
* Qendra e Shëndetit Publik: 11 shqiptarë dhe 1 maqedonas.
* Spitali i Përgjithshëm: 14 shqiptarë dhe 98 maqedonas.

Kurtishi ka bërë të ditur se në periudhën e ardhshme pritet punësimi edhe i 15 shqiptarëve, në bazë të një marrëveshjeje politike.

“Para argumenteve të gjithë heshtin, përveç propagandës së lodhur të BDI-së”, ka shkruar Kurtishi, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës.

Sipas tij, VLEN është ende në mandatin e parë qeverisës, i cili nuk ka përfunduar, ndërsa ka kërkuar që para publikimit të akuzave për skandale, të verifikohen shifrat dhe të bëhen llogaritë.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Radev: Problemet e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut po thellohen

12.11.2026

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, përpara saj disa raste të bujshme

12.11.2026

Alarm për arkën e shtetit: Mbi 5.200 borxhlinj tatimorë, detyrimet arrijnë në 224 milionë euro!

12.11.2026

Paga deri në 40% më të larta për prokurorët – Saveski: “Kështu do ta ulim rrezikun e korrupsionit!”

12.11.2026