MAQEDONIA

Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet

Kosova.Today ·

Shqiptarët kanë regjistruar numrin më të madh të lindjeve në komunën e Butelit gjatë periudhës 2010–2024, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës. Sipas të dhënave të publikuara nga Faruk Nevzati, nga gjithsej 6.890 lindje...

Shqiptarët kanë regjistruar numrin më të madh të lindjeve në komunën e Butelit gjatë periudhës 2010–2024, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Faruk Nevzati, nga gjithsej 6.890 lindje në këtë periudhë, 3.255 janë fëmijë shqiptarë, apo 47,24 për qind e totalit.
Ndërkohë, nga 5.441 personat e vdekur gjatë së njëjtës periudhë, 966 kanë qenë shqiptarë, që përbën 17,75 për qind.

Nevzati veçon edhe bilancin negativ demografik të komunitetit serb, me 147 vdekje dhe vetëm 36 lindje gjatë 15 viteve.
Sipas regjistrimit të fundit, në Butel jetojnë 40.612 banorë, prej të cilëve 15.678 shqiptarë dhe 17.794 maqedonas.

Duke u bazuar në këto trende, Nevzati vlerëson se përbërja etnike e komunës mund të pësojë ndryshime në vitet e ardhshme, veçanërisht për shkak të zhvillimit të Vizbegut dhe lëvizjes së banorëve shqiptarë nga Çairi drejt Butelit.

The post Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: ZNAM-i dhe BDI po veprojnë të sinkronizuar kundër shqipes në jurisprudencë

09.11.2026

Përplasja BDI–VLEN për gjuhën shqipe: Hoxha akuzon, VLEN kundërpërgjigjet me kritika ndaj Ahmetit

09.11.2026

Nga sot formularë dhe kode të reja për pagesa, ja çfarë ndryshon për qytetarët

09.11.2026

Ndërron jetë profesori dhe kirurgu i njohur torakal nga Shkupi, Zoran Spirovski

08.11.2026