JETA

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

Kosova.Today ·

Autoritetet zvicerane dhe përfaqësuesit e sektorit të aviacionit kanë diskutuar mundësitë për shkurtimin e kohës së kontrolleve kufitare në aeroporte, pas vonesave që shfaqen gjatë zbatimit të sistemit evropian të hyrje-daljeve EES...

Autoritetet zvicerane dhe përfaqësuesit e sektorit të aviacionit kanë diskutuar mundësitë për shkurtimin e kohës së kontrolleve kufitare në aeroporte, pas vonesave që shfaqen gjatë zbatimit të sistemit evropian të hyrje-daljeve EES, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit zyrtar të Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë, takimi u mbajt më 13 nëntor, me pjesëmarrjen e këshilltarit federal Beat Jans, autoriteteve kufitare, kompanive ajrore dhe aeroporteve.

Një nga mundësitë e diskutuara është krijimi i një programi që do t’u lejonte disa udhëtarëve nga vendet e treta të kryenin vullnetarisht një regjistrim dhe verifikim paraprak.

Kjo mundëson që kontrollet e mëvonshme të zhvillohen kryesisht përmes portave elektronike, pa pasur nevojë për përsëritjen e intervistimit në kufi.

Masa mbetet në fazën e diskutimit. Njoftimi nuk përcakton datë zbatimi dhe as cilët udhëtarë do të mund të përfitonin nga programi./Albinfo.ch

The post Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra investoi 1.26 miliardë franga në mirëmbajtjen e autostradave

11.11.2026

Saimir Shala: “Shqipëria do të bëhet një destinacion 365-ditor”

11.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026