SHQIPERIA

“Sistemi zgjedhor nuk i përshtatet Shqipërisë!” Kume: Duhet një model më demokratik!

Kosova.Today ·

Andon Kume, Ekspert i çështjeve zgjedhore dhe Pedagog, ka folur në “Review” mbi sistemin aktual zgjedhor në vend dhe sfidat e përfaqësimit politik. Sipas ekspertit, kodi aktual zgjedhor vlerësohet se i favorizon dy partitë e mëdha PS dhe...

Andon Kume, Ekspert i çështjeve zgjedhore dhe Pedagog, ka folur në “Review” mbi sistemin aktual zgjedhor në vend dhe sfidat e përfaqësimit politik.

Sipas ekspertit, kodi aktual zgjedhor vlerësohet se i favorizon dy partitë e mëdha PS dhe PD që prej ndryshimeve të vitit 2008. Në këtë mënyrë, Kume thekson se është lënë pas dore thelbi i reformave të vërteta demokratike.

“Kodi zgjedhor në fakt është një kod zgjedhor i cili favorizon shumë dy partitë e mëdhaja Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Në të njëjtën mënyrë i favorizon të dyja këto parti, jo se ky kod zgjedhor garanton që Partia Demokratike të jetë gjithë kohës në opozitë. Është një kod i bërë nga dy partitë e mëdhaja në funksion të interesave politike të dy partive të mëdhaja dhe kjo ka qenë nga 2008 e deri sot. Kështu ka funksionuar, edhe rregullimet që i janë bërë këtij kodi nëpërmjet reformave zgjedhore”, tha eksperti.

Ai shton se sistemi aktual nuk i përshtatet më realitetit socio-politik të Shqipërisë dhe nevojitet një model më përfaqësues.

“Sot që flasim ka disa mendime që janë hedhur në tryezë se si mund të ndryshohet kodi duke ndryshuar dhe sistemin zgjedhor, duke bërë një sistem zgjedhor me përfaqësues dhe më demokratik. Nuk ka një sistem zgjedhor perfekt. Të gjitha sistemet zgjedhore kanë të mirat dhe defektet e tyre por ka sisteme zgjedhore të cilat i përshtaten në një moment të caktua,  në një realitet të caktuar, një shoqërie të caktuar. Fakti është që ky sistem zgjedhor që kemi ne sot pra proporcional rajonal është një sistem zgjedhor i cili realitetit socialopolitik të Shqipërisë nuk i përshtatet më”, tha Andon Kume.

The post “Sistemi zgjedhor nuk i përshtatet Shqipërisë!” Kume: Duhet një model më demokratik! appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

12.11.2026

Ministri Nufi, në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

12.11.2026

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar

12.11.2026

PD prezanton paketën e plotë të propozimeve për Reformën Zgjedhore, 8 fushat ku kërkon ndërhyrje

13.11.2026