SHQIPERIA

Studentët bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen tubimit kombëtar

Kosova.Today ·

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të mërkurë, në ditën e 165-të të mobilizimit qytetar. Për këtë ditë është paralajmëruar një protestë kombëtare në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë studentë dhe qytetarë nga disa qytete të...

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të mërkurë, në ditën e 165-të të mobilizimit qytetar. Për këtë ditë është paralajmëruar një protestë kombëtare në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë studentë dhe qytetarë nga disa qytete të vendit.

Tubimi është njoftuar të nisë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas grumbullimit, protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojë protesta.

Ndërkohë, studentët kanë nisur bojkotimin e mësimit për t’iu bashkuar mobilizimit. Studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, si dhe të Universitetit Politeknik, kanë braktisur auditorët dhe kanë nisur marshimin nën thirrjet “Dorëheqje”, me synimin për t’u bashkuar me studentët e fakulteteve të tjera.

Kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit, studentët kanë shprehur pakënaqësinë për situatën aktuale, duke kërkuar përgjegjësi dhe reagim.

Protesta e sotme zhvillohet ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin të Irlandës, ku është pritur gjithashtu me protestë nga emigrantë shqiptarë.

The post Studentët bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen tubimit kombëtar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Cilësia e reformës zgjedhore po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj

10.11.2026

Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: Rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030

11.11.2026

Bardhi: PD nuk ka bojkotuar Reformën Zgjedhore, mazhoranca po pengon procesin

11.11.2026

Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore. Siguria është përgjegjësi e përbashkët

10.11.2026