SHQIPERIA

Studentët thërrasin protestë kombëtare në orën 14:00, opozita zhvillon tubim para Kryeministrisë

Kosova.Today ·

Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë një protestë kombëtare në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit, ku pritet të marrin pjesë të rinj nga qytete të ndryshme të vendit. Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve, pedagogëve dhe të gjithë...

Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë një protestë kombëtare në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit, ku pritet të marrin pjesë të rinj nga qytete të ndryshme të vendit.

Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve, pedagogëve dhe të gjithë të interesuarve që t’u bashkohen, ndërsa vijojnë të kundërshtojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një platformë online, përmes së cilës synon të komunikojë me studentët.

Të rinjtë kanë kërkuar gjithashtu që qytetarët të mos ndikohen nga paralajmërimet për gjoba apo masa policore ndaj pjesëmarrësve në tubime.

Në mbështetje të studentëve janë shprehur edhe pedagogë, të cilët kanë bërë publike solidaritetin e tyre me kërkesat e protestuesve.

Ndërkohë, edhe partitë opozitare kanë njoftuar pjesëmarrjen në aktivitetet e sotme. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në një tubim para Kryeministrisë, në orën 12:00, dy orë përpara protestës së studentëve.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, në mbështetje të studentëve.

Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi protestën studentore si një kauzë që tejkalon bindjet politike dhe u bëri apel qytetarëve të mbështesin të rinjtë, duke vlerësuar guximin dhe vendosmërinë e tyre.

Protesta e orës 14:00 pritet të mbledhë studentë dhe qytetarë nga i gjithë vendi, ndërsa më herët opozita do të zhvillojë tubimin e saj para Kryeministrisë.

The post Studentët thërrasin protestë kombëtare në orën 14:00, opozita zhvillon tubim para Kryeministrisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

09.11.2026

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

08.11.2026

Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit

09.11.2026

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026