JETA

U suspendua që dështoi ta mbronte Arlinda Zekajn, ish-kryeprokurorja e Pejës do të marrë vetëm 50% të pagës

Kosova.Today ·

Kryeprokurorja e suspenduar e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, do të paguhet vetëm 50 për qind e pagës së saj deri në një vendim tjetër të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Kjo përcaktohet në vendimin e publikuar sot...

Kryeprokurorja e suspenduar e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, do të paguhet vetëm 50 për qind e pagës së saj deri në një vendim tjetër të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Kjo përcaktohet në vendimin e publikuar sot nga KPK-ja, i cili sqaron se suspendimi i Vuçetajt nga ushtrimi i detyrës zyrtare bëhet me kompensim prej gjysmës së pagës.

Vuçetaj ishte suspenduar në mbledhjen e djeshme të KPK-së, në kuadër të hetimeve disiplinore për trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt.

Kërkesa për hetime disiplinore është bazuar në raportin A.nr.379/2026, të hartuar nga Koordinatori për Dhunë në Familje në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se Vuçetaj, gjatë kohës sa ishte në krye të Prokurorisë Themelore në Pejë, kishte pranuar kërkesa nga Arlinda Zekaj dhe ishte në dijeni për urgjencën e tyre, si dhe për rrezikun që i kanosej jetës së saj.

Sipas vlerësimit të autoritetit kompetent, ajo ishte në dijeni edhe për raportet e prokurorëve që kishin trajtuar rastet në të cilat Zekaj kishte qenë palë e dëmtuar, si dhe për raportet zyrtare të Policisë së Kosovës lidhur me nivelin e rrezikshmërisë ndaj saj.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti: 171 mjekë u kthyen në Kosovë gjatë vitit 2025, po e përjetojmë ‘kthimin e trurit’

07.11.2026

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

07.11.2026

Isuf Sherifi prezanton librin e ri “Mërgimi – Mes Säntis-it dhe mallit” në St. Gallen

09.11.2026

Reshje shiu në fillim të javës në Zvicêr, të premten pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

10.11.2026