SHQIPERIA

Tensione në protestë, policia shoqëron disa persona, protestuesit tentojnë të bllokojnë furgonin

Kosova.Today ·

Një incident është shënuar këtë të mërkurë pasdite gjatë protestës, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona me një furgon policie. Në momentin që furgoni është përpjekur të largohet, protestues të tjerë kanë tentuar t’i bllokojnë...

Një incident është shënuar këtë të mërkurë pasdite gjatë protestës, ku efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona me një furgon policie. Në momentin që furgoni është përpjekur të largohet, protestues të tjerë kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën për të penguar marrjen e personave të shoqëruar.

Sipas burimeve në furgon ishin dy aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, të cilët, nuk pranuan të merrnin fletën e gjobës për tubimin e sotëm.

Sipas të njëjtave burime, dy aktivistët u kanë treguar efektivëve lejen për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, por kjo nuk e ka penguar shoqërimin e tyre.

Gjatë përpjekjeve për të ndaluar furgonin është regjistruar edhe një konfrontim fizik mes efektivëve të policisë dhe disa protestuesve. Pavarësisht tentativave të përsëritura të protestuesve për të penguar largimin e tij, në fund furgoni i policisë ka mundur të largohet.

The post Tensione në protestë, policia shoqëron disa persona, protestuesit tentojnë të bllokojnë furgonin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

09.11.2026

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e hapur për këdo

08.11.2026

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

09.11.2026

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

08.11.2026