SHQIPERIA

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

Kosova.Today ·

Gazetarja Denada Kola, e ftuar në emisionin “Now”, ka komentuar zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve të mesmandatit. Ajo e cilësoi këtë përballje si një nga betejat më të forta elektorale, duke theksuar...

Gazetarja Denada Kola, e ftuar në emisionin “Now”, ka komentuar zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.

Ajo e cilësoi këtë përballje si një nga betejat më të forta elektorale, duke theksuar se demokratët nuk kanë arritur të fitojnë në këtë shtet prej rreth 30 vitesh.

Sipas Kolës, një fitore e mundshme demokrate do të kishte rëndësi të veçantë jo vetëm për në Senat, por edhe për simbolikën politike që do të mbartte.

“Për Teksasin është beteja më e fortë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse nuk ka patur nje kandidat demokrat që të ketë fituar. Nëse kjo ndodh, përveçse do të jetë një votë shumë e rëndësishme për Senatin, do të jetë bastion. 30 vite pa fituar demokratët në Teksas. Është një betejë shumë e fortë. Ndërkohë është dhe familja Bush që është duke investuar. Do të jetë një përballje shumë interesante

Nesër në orën 07:00, do të shohim se çfarë do ndodhë në Teksas”, tha ajo.

The post “Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mediu propozon koalicion qytetar-politik dhe daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale

08.11.2026

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

08.11.2026

Tensione në protestën para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë gjobat e policisë

09.11.2026

Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet

09.11.2026