MAQEDONIA

Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit

Kosova.Today ·

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndër të tjera, në emisionin e Sefer Tahirit “Dialog te Lajmi”, ka folur edhe për nevojën e arritjes së marrëveshjes mes partive shqiptare për miratimin e dokumentit për “autonomi të plotë politike dhe territoriale”....

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndër të tjera, në emisionin e Sefer Tahirit “Dialog te Lajmi”, ka folur edhe për nevojën e arritjes së marrëveshjes mes partive shqiptare për miratimin e dokumentit për “autonomi të plotë politike dhe territoriale”.

“Po, kur do të ulet ai të bisedojë me këta të VLEN-it, do ta frikësojë VLEN-in me fjalët se ‘hazër është BDI-ja’. Kur do të ulet me BDI-në të flasë, do ta frikësojë BDI-në, gjë të cilën ai ka provuar ta bëjë me mua para dy vjetësh e gjysmë, kur isha negociator. Unë s’e kam pranuar këtë lojë.

Ku e pata fjalën?

Kjo ide po konsumohet. Ideja e PDSH-së prapë është. Unë mendoj, si njeri që, ju thashë, 33 vjet merrem me këtë punë, e njoh. Unë mendoj dhe kështu do të mendoj deri në fund të karrierës sime politike, edhe kur të dal nga politika. Shqiptarët e Maqedonisë kot i kanë të gjitha këto, nëse nuk arrijnë tek autonomia e plotë politike dhe territoriale”, ka thënë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në emisionin “Dialog te Lajmi”.

The post Thaçi: BDI-ja pret te dera e Mickovskit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zjarri në Bit Pazar përfshiu disa shtëpi, ka dëme materiale

10.11.2026

Nga sot formularë dhe kode të reja për pagesa, ja çfarë ndryshon për qytetarët

09.11.2026

Arkin Jahiji sot merr zyrtarisht mandatin si kryetar i Komunës së Bërvenicës

09.11.2026

Privatizimi i tokave shtetërore, vazhdojnë procedurat për kërkesat e mbetura

08.11.2026