SHOWBIZ

‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

Kosova.Today ·

Këngëtari i njohur, Drilon Jahdahuti, ka reaguar publikisht ndaj situatës që po shoqëron banoren e Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqin. Përmes një postimi në Instagram, artisti ka ndarë një histori nga e kaluara, duke pretenduar se...

Këngëtari i njohur, Drilon Jahdahuti, ka reaguar publikisht ndaj situatës që po shoqëron banoren e Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqin.

Përmes një postimi në Instagram, artisti ka ndarë një histori nga e kaluara, duke pretenduar se para gjashtë apo shtatë vitesh ishte përballur me bullizim nga Jona dhe disa vajza të tjera.

Sipas rrëfimit të tij, në atë kohë ai ishte kritikuar dhe ofenduar për këngën “Reja e nanës tem”, ndërsa pretendon se e njëjta grup përmes raportimeve kishte ndikuar edhe në mbylljen e llogarisë së tij në Instagram.

“Le që u kallxu bullizuese sot live në TV, po qikjo qike me qat grup s’ka lon gjo pa than për kangën tem”, ka shkruar Jahdahuti.

Ai ka rikujtuar se kënga në fjalë sot ka arritur afro nëntë milionë klikime, ndërsa reagimin e ka përmbyllur me shpresën që Jona të reflektojë për sjelljet e saj.

Ndërkohë, përveç kësaj deklarate që ka nxitur vëmendje në rrjetet sociale, Driloni ka edhe një risi në muzikë.

Ai dhe këngëtarja Beslira kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre më të ri, të cilin e kanë titulluar “Dy xheloza”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

06.11.2026

Kapet “mat” në Prishtinë aktorja e famshme turke, dora e Butrint Imerit ia “mbyll” sytë

31.10.2026

“Fle me krejt botën”- Publikohen postimet që Doresa kishte bërë për Jonën para disa viteve

09.11.2026

Bota e muzikës shqiptare në zi: Humb jetën këngëtari i njohur i hitit të madh

25.10.2026