SHQIPERIA

Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus investimet

Kosova.Today ·

Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë investime të reja mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit. Kryeministria...

Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë investime të reja mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.

Kryeministria thekson se në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, investitorë dhe drejtues biznesesh nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor.

“Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorët me potencial të lartë zhvillimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.

Përmes paneleve të nivelit të lartë, takimeve të drejtpërdrejta mes bizneseve (B2B) dhe sesioneve të posaçme për krijimin e partneriteteve, forumi synon të shndërrojë potencialin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në projekte dhe mundësi konkrete investimi”, bëhet me dije në njoftim.

The post Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus investimet appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Demo: Shtohen masat e Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë

09.11.2026

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

08.11.2026

SPAK kërkon 2 vite burg të konvertuara në shërbim prove për Benet Beci

09.11.2026

Zbardhen akuzat e reja për ish-drejtuesen e SHISH, Ferhati: Ja si transferuan jashtë vendit qindra-mijëra euro

09.11.2026