MAQEDONIA

Tmerr në Shkup: E bija gjen nënën 76-vjeçare të vdekur me shenja dhune, rasti i dytë brenda 5 ditësh

Kosova.Today ·

Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur me shenja të dukshme dhune në shtëpinë e saj, në rrugën “Gjurçin Kokale”, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 27 tetor, në orën 09:18, vajza e saj ka...

Një grua 76-vjeçare është gjetur e vdekur me shenja të dukshme dhune në shtëpinë e saj, në rrugën “Gjurçin Kokale”, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 27 tetor, në orën 09:18, vajza e saj ka raportuar se e kishte gjetur nënën pa shenja jete. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen dhe shenjat e dhunës.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa trupi është dërguar për autopsi. Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Gjorçe Petrov, ku një person është gjetur i vdekur në banesën e tij me shenja dhune. Më 22 tetor, në shtëpinë e tij ishte gjetur i vdekur edhe një 62-vjeçar.

Deri më tani, nuk ka informacione nëse dy rastet kanë lidhje mes tyre.

The post Tmerr në Shkup: E bija gjen nënën 76-vjeçare të vdekur me shenja dhune, rasti i dytë brenda 5 ditësh appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shaqiri porosi Dimitrievskit: Nëse të pengon shqipja, Vranjën e ke afër

08.11.2026

Mickoski sqaron: Teoria e jurisprudencës në shqip, praktika në maqedonisht

09.11.2026

Filkov: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht, nuk ka bazë ligjore për gjuhët tjera

08.11.2026

Mustafi me akuza ndaj Mexhitit për Dimitrievskin, Lumjani nga VLEN i kundërpërgjigjet (FOTO)

10.11.2026