JETA

Tragjedi familjare në St. Gallen, gjenden të vdekur babai dhe djali i tij dyvjeçar

Kosova.Today ·

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në Wattwil, në kantonin St. Gallen, ku policia ka gjetur të vdekur një burrë dhe një fëmijë të moshës dy vjeç e gjysmë, transmeton albinfo.ch. Sipas Policisë Kantonale të St. Gallenit, autoritetet...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në mbrëmje në Wattwil, në kantonin St. Gallen, ku policia ka gjetur të vdekur një burrë dhe një fëmijë të moshës dy vjeç e gjysmë, transmeton albinfo.ch.

Sipas Policisë Kantonale të St. Gallenit, autoritetet fillimisht kishin pranuar një denoncim në qytetin e St. Gallenit, pasi babai, i cili jetonte i ndarë nga nëna e fëmijës, nuk e kishte kthyer djalin te ajo në kohën e dakorduar.

Pas hetimeve dhe kërkimeve, policia i gjeti të dy të vdekur në një objekt akomodimi në Wattwil, në orët e vona të mbrëmjes.

Rrethanat në vendngjarje bëjnë të dyshohet se 33-vjeçari e ka vrarë djalin me armë zjarri dhe më pas ka kryer vetëvrasje me të njëjtën armë.

Të dy viktimat ishin shtetas kroatë me vendbanim në kantonin St. Gallen. Policia, nën drejtimin e Prokurorisë së kantonit, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Rasti po trajtohet si vrasje e ndjekur nga vetëvrasja e autorit. /Albinfo.ch

The post Tragjedi familjare në St. Gallen, gjenden të vdekur babai dhe djali i tij dyvjeçar appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Besimi i konsumatorëve në Zvicër bie në nivelin më të ulët që nga nëntori 2023

08.11.2026

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

Paraqiten tumore te fëmijët pas trajtimit me injeksionin zviceran milion frangësh

07.11.2026

Zvicër: Refuzimi i financimit shtesë të pensioneve mund të shkaktojë humbje miliardëshe

09.11.2026