SHQIPERIA

Transportonin dru pa dokumentacion ligjor, gjobiten 2 drejtuesit e mjeteve

Kosova.Today ·

Drejtoria Rajonale e IKMT Dibër ka bllokuar mbrëmjen e kaluar dy raste të transportit të lëndëve drusore. Sipas njoftimit, ndërhyrja e parë u krye gjatë kontrolleve në aksin Muhur-Selishtë ndërsa e dyta në aksin që lidh Burrelin me Urakën....

Drejtoria Rajonale e IKMT Dibër ka bllokuar mbrëmjen e kaluar dy raste të transportit të lëndëve drusore.

Sipas njoftimit, ndërhyrja e parë u krye gjatë kontrolleve në aksin Muhur-Selishtë ndërsa e dyta në aksin që lidh Burrelin me Urakën. Gjatë verifikimit të kryer nga punonjësit e IKMT u konstatua se transportimi i lëndës drusore bëhej pa dokumentacionin ligjor.

Bëhet e ditur gjithashtu, se në të dy rastet lënda drusore u sekuestrua duke ju vënë në dispozicion njësisë vendore ndërsa ndaj drejtuesve të mjeteve u vendosën masat administrative në përputhje me përcaktimet ligjore.

Kontrollet për parandalimin dhe ndëshkimin e ndërhyrjeve të paligjshme në zonat pyjore vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit.

The post Transportonin dru pa dokumentacion ligjor, gjobiten 2 drejtuesit e mjeteve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Protesta në Tiranë, arrestohen 4 persona dhe procedohen 7 të tjerë. Njëri prej tyre mbante kanabis, mjet shpues dhe imitim arme zjarri

08.11.2026

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

08.11.2026

Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro

08.11.2026

Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

08.11.2026