JETA

Turizmi zviceran pritet të shënojë një rimëkëmbje të lehtë gjatë dimrit

Kosova.Today ·

Turizmi në Zvicër pritet të rikthehet në rritje gjatë sezonit dimëror 2026/27, pas rënies së numrit të netqëndrimeve gjatë verës. Sipas parashikimeve të institutit BAK Economics, të përgatitura për Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike...

Turizmi në Zvicër pritet të rikthehet në rritje gjatë sezonit dimëror 2026/27, pas rënies së numrit të netqëndrimeve gjatë verës.

Sipas parashikimeve të institutit BAK Economics, të përgatitura për Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), numri i netqëndrimeve gjatë dimrit pritet të rritet me 0,9 për qind, duke arritur në 18,9 milionë, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Gjatë sezonit veror, numri i netqëndrimeve ra me 0,8 për qind në pak më pak se 25 milionë. Sipas institutit, kjo ishte rënia e parë pas disa sezonesh rekord që nga pandemia e COVID-19.

BAK Economics vlerëson se pasojat e luftës në Iran do të vazhdojnë të ndikojnë në turizëm. Konflikti ka penguar trafikun ndërkombëtar ajror, ndërsa rritja e çmimeve të karburantit për aeroplanë ka shtrenjtuar udhëtimet, duke ndikuar veçanërisht te kërkesa nga Azia.

Për verën e vitit 2027, instituti parashikon një rritje prej 1,3 për qind të numrit të përgjithshëm të netqëndrimeve. Kërkesa nga tregjet e largëta pritet të rimëkëmbet, megjithëse netqëndrimet e turistëve nga Azia parashikohet të mbeten nën nivelin e para fillimit të luftës.

Për gjithë vitin 2027, BAK Economics pret një rritje prej 1,1 për qind, në 44,2 milionë netqëndrime. Për vitin turistik 2028 parashikohen 44,8 milionë netqëndrime, ose 1,3 për qind më shumë.

The post Turizmi zviceran pritet të shënojë një rimëkëmbje të lehtë gjatë dimrit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra refuzon statusin e mbrojtjes për 286 ukrainas, mes tyre 123 fëmijë

09.11.2026

SHBA nis hetimet ndaj ilaçit të kompanisë zvicerane Novartis për rrezikun e kancerit

09.11.2026

Zvicër: Betejë për të ardhmen e aeroportit të Sionit, qytetarët vendosin më 29 nëntor

09.11.2026

Sigurimet e veturave në Zvicër pritet të shtrenjtohen sërish në vitin 2027

08.11.2026