SPORTI

Man United triumfon me përmbysje spektakulare ndaj Romës

Kosova.Today ·

Manchester Unitedi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Romës. Edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave, “Djajtë e Kuq” arritën ta rikthenin në 3-2 për t’i arkëtuar pikët e plota. Roma e nisi fuqishëm për të kaluar në epërsi...

Manchester Unitedi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Romës.

Edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave, “Djajtë e Kuq” arritën ta rikthenin në 3-2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Roma e nisi fuqishëm për të kaluar në epërsi përmes Matias Soule, që mori një asistim nga Mora (11’).

Ndërsa, ishte Donyell Malen që e dyfishoi avantazhin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (17’).

Man Unitedi filloi të këndellet në pjesën e dytë. “Djajtë e Kuq” ngushtuan falë Bruno Fernandes që shënoi nga pika e bardhë, penallti faktikisht që do të diskutohet sepse u rigodit për herë të dytë (58’).

Ndërsa, ishte Matheus Cunha që e barazoi rezultatin pas një harkimi preciz të Fernandes (83’).

Kurse tre minuta më vonë, Cunha e vulosi fitoren pas asisitmit të talentit Lacey (86’).

Cunha e kompletoi “paraqitjen perfekte” për të marrë kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësisht u përjashtua nga loja (90+1’).

Kësisoj, Unitedi zë pozitën e 17-të me gjashtë pikë, ndërsa Roma renditet dy pozita më poshtë me katër sosh.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Bomberi” i ri i Kosovës vazhdon shkëlqimin – Enis Rexhepi realizon dy gola për Stuttgartin

08.11.2026

Bellingham arrin shifrën e 50 golave me Real Madridin, hyn në historinë e klubit madrilen

02.11.2026

Sunderland trondit Chelsean dhe merr fitore të rëndësishme

08.11.2026

Man Utd kontakton trajnerin e njohur, por ai po pret për Juventusin ose Real Madridin

07.11.2026