MAQEDONIA

Vakti studentor do të rritet në 4.500 denarë! Për studentët është i pranueshëm modeli që ofron edhe përfitime të tjera

Kosova.Today ·

Studentët e pranojnë opsionin e propozuar për masën e vaktit të subvencionuar studentor, pasi gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar diskutime të gjera mes tyre në kuadër të organizatave, me qëllim që të harmonizohen rreth modelit të propozuar,...

Studentët e pranojnë opsionin e propozuar për masën e vaktit të subvencionuar studentor, pasi gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar diskutime të gjera mes tyre në kuadër të organizatave, me qëllim që të harmonizohen rreth modelit të propozuar, raporton TV21.

Sipas këtij modeli, studentët do të mund të përfitojnë nga 4.500 denarë në muaj, që është rreth 1.000 denarë më shumë në krahasim me shumën e deritanishme.

Gjithashtu, parashikohen edhe zbritje të tjera. Një nga elementet kryesore është se, përmes shërbimit të posaçëm digjital „M-vakti studentor“, studentët do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet në restorante, markete dhe restorante të specializuara për produkte të qumështit, të cilat do të përfshihen në sistem. Studentët thonë se për ta është i pranueshëm modeli që bazohet në:

MODELI I VAKTIT STUDENTOR:

– Futja në përdorim e një sistemi të ri „M-vakti studentor“.

– Rritja e shumës së përgjithshme mujore nga 3.500 në 4.500 denarë.

– Publikimi i listës së operatorëve dhe marketeve ku studentët do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet.

– Zbritjet të vlejnë deri në fund të muajit, pavarësisht nëse studenti e ka shpenzuar shumën prej 4.500 denarësh.

Megjithatë, studentët kanë parashtruar edhe disa kushte, duke kërkuar që këto dispozita të përfshihen në legjislacion.

KËRKESAT E STUDENTËVE:

– Këto kushte të përfshihen në Ligjin për vaktin e subvencionuar studentor.

– Lista e kompanive dhe masave të publikohet publikisht para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sipas paralajmërimeve, përmes sistemit digjital do të kontrollohet që mjetet të shfrytëzohen ekskluzivisht për qëllimin e paraparë, përkatësisht për ushqim dhe pije joalkoolike, dhe jo siç ka pasur raste deri më tani, kur paratë janë përdorur edhe për blerjen e cigareve dhe alkoolit. Ndryshe, gjatë periudhës së fundit studentët kanë reaguar duke theksuar se shuma e vaktit të subvencionuar nuk është rritur prej tre vitesh./TV21


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

09.11.2026

Autostrada Shkup-Bllacë, si është planifikuar, kush po e realizon dhe deri kur?

09.11.2026

Ilire Dauti i kundërpërgjigjet Dimitrievskit: “Grupi i vogël” i shqiptarëve është sa 54.4% e maqedonasve

08.11.2026

58 vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar

07.11.2026