KOSOVA

Vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale në Pejë, ndërhyrje në Qyshk dhe Loxhë

Kosova.Today ·

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Pejës. Përmes një postimi, Pacolli ka njoftuar se në fshatrat Qyshk dhe Loxhë...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Pejës.

Përmes një postimi, Pacolli ka njoftuar se në fshatrat Qyshk dhe Loxhë po realizohet faza e dytë e këtij aksioni, me synim përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe krijimin e hapësirave më të pastra për qytetarët.

Ajo ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.

“Bashkë e bëjmë Kosovën të pastër e të shëndetshme!”, ka shkruar Pacolli.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Në Paris mbahet Forumi i Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti

09.11.2026

Nga Banjska te rrugët e kontrabandës: Kush i kontrollon rrugët alternative në veri të Kosovës?

09.11.2026

Pamje dramatike nga Tirana, i riu rrëzohet përtokë pasi goditet nga uji me presion të lartë

07.11.2026

Dy sisteme atmosferike drejt Italisë, priten reshje të dendura shiu

09.11.2026