JETA

Vdekja e babait me foshnjën në Demiraj të Gjilanit, zbulohen detaje tronditëse

Kosova.Today ·

Detaje të reja janë mësuar lidhur me rastin e rëndë që tronditi mëngjesin e së dielës fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën pa shenja jete brenda një shtëpie. Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se nëna e foshnjës...

Detaje të reja janë mësuar lidhur me rastin e rëndë që tronditi mëngjesin e së dielës fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën pa shenja jete brenda një shtëpie.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me 27-vjeçarin dhe vogëlushen.

27-vjeçari është identifikuar si Adonis Demiri, ndërsa foshnja është e gjinisë femërore.

Dy trupat u gjetën më 1 nëntor, rreth orës 08:47, pas një informate të pranuar nga Policia për dy persona që dyshohej se kishin ndërruar jetë në një shtëpi në Demiraj.

Rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes po vazhdojnë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra planifikon tarifa të reja për shitësit e huaj online

08.11.2026

Deri në 6 franga për një espresso në Zvicër, Cyrihu më i shtrenjti dhe Tiçino më i liri

09.11.2026

EXIL- mes Säntisit dhe mallëngjimit

09.11.2026

Politika amerikane për çmimet e barnave mund të rrisë primet e sigurimeve shëndetësore në Zvicër

08.11.2026