JETA

Vëllai i Liridona Ademajt kërkon burgim të përjetshëm për Naimin, Granitin dhe Kushtrimin

Kosova.Today ·

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka kërkuar që të gjithë të akuzuarit në rastin e vrasjes së motrës së tij të dënohen me burgim të përjetshëm. Gjatë seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Leonardi ka thënë se familja pret që vendimi...

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka kërkuar që të gjithë të akuzuarit në rastin e vrasjes së motrës së tij të dënohen me burgim të përjetshëm.

Gjatë seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Leonardi ka thënë se familja pret që vendimi të jetë me burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

“Ne presim që vendimi të jetë me burgim të përjetshëm, si për Naimin, Granitin, ashtu edhe për Kushtrimin”, është shprehur ai.

Leonard Ademaj ka shprehur gjithashtu shpresën që vendimi të shërbejë si mesazh në luftën kundër femicidit dhe që raste të tilla të mos përsëriten më.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Bettina Prenaj: “Sot po jetoj diçka që para disa vjetësh vetëm e ëndërroja”

09.11.2026

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

Kurti: 171 mjekë u kthyen në Kosovë gjatë vitit 2025, po e përjetojmë ‘kthimin e trurit’

07.11.2026

Zvicra një hap më afër rikthimit në Erasmus+, mbështetet financimi prej 193 milionë frangash

07.11.2026