JETA

A do të hyjë në BBVK, Fero merr vendimin final!

Kosova.Today ·

Reperi Fero ka reaguar pas zërave që e kanë lidhur emrin e tij me edicionin e pestë të reality show-t “Big Brother VIP Kosova”. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka mohuar pjesëmarrjen në këtë format, duke iu drejtuar ndjekësve që kanë hasur...

Reperi Fero ka reaguar pas zërave që e kanë lidhur emrin e tij me edicionin e pestë të reality show-t “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka mohuar pjesëmarrjen në këtë format, duke iu drejtuar ndjekësve që kanë hasur në rrjetet sociale informacione për hyrjen e tij të mundshme në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

“Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës. Nuk do të jem”, ka shkruar reperi, duke hedhur poshtë pretendimet që qarkulluan ditët e fundit.

Emri i Feros ishte përmendur në mesin e personazheve që aludohej se mund të bëheshin pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”, por me reagimin e tij të fundit, reperi ka sqaruar se nuk do të jetë konkurrent në këtë edicion.

Ndërkohë, sezoni i pestë i formatit pritet të nisë më 30 tetor, ndërsa interesi i publikut vazhdon të jetë i përqendruar te emrat që do të hyjnë në garë këtë vit.

Deri në nisjen e spektaklit, mbetet të shihet se cilët personazhe do të konfirmohen zyrtarisht si banorë të edicionit të ri.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

07.11.2026

Rreth 750 mijë persona jetojnë në varfëri në Zvicër, krijohet këshilli i ri kombëtar

09.11.2026

Vera më e nxehtë në historinë e Zvicrës, mbi 1,250 viktima nga temperaturat ekstreme

08.11.2026

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 154 mijë dollarë

07.11.2026