SHQIPERIA

Pas kaq vitesh në qeveri, Rama e pa të udhës të vijë në Manastir për Ditën e Alfabetit!

Kosova.Today ·

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të vizitojë Manastirin më 22 nëntor, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqiptar, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Sipas KDP-së, e cila u...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të vizitojë Manastirin më 22 nëntor, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqiptar, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Sipas KDP-së, e cila u referohet burimeve partiake, Rama gjatë qëndrimit në Manastir pritet të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e paralajmëruar vjen në kohën kur janë rikthyer debatet për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në shqip.

Ende nuk dihet nëse këto çështje do të diskutohen gjatë takimeve të kryeministrit shqiptar me përfaqësuesit politikë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia

12.11.2026

Ndeshja Shqipëri-Finlandë në “Air Albania”, policia njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

12.11.2026

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar

12.11.2026

Po transportonin 4 emigrantë kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori

12.11.2026