SHQIPERIA

Vrasja e 29-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë

Kosova.Today ·

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Bulqizë, ku një 29-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:40,...

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Bulqizë, ku një 29-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me armë gjahu.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot. 44-vjeçari B.F, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, teksa qëllonte në drejtim të një kafshe të egër, ka plagosur aksidentalisht me armë gjahu 29-vjeçarin E. L., banues në fshatin Strikçan.

Për shkak të plagëve të marra, 29-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, Bledian Firi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Policia ka sekuestruar edhe armën e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Vrasja e 29-vjeçarit në Bulqizë, policia: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SPAK kërkon 2 vite burg të konvertuara në shërbim prove për Benet Beci

09.11.2026

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

09.11.2026

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

08.11.2026

Zgjerohen hetimet për Vlora Hysenin, SPAK shton akuzat ndaj ish-shefes së SHISH

09.11.2026