MAQEDONIA

A do të ketë zgjedhje të parakohshme apo të rregullta 2028, në KSHZ çka po pritet?

Kosova.Today ·

Planifikimi i mjeteve financiare për vitin 2027 nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nuk nënkupton përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por lidhet ekskluzivisht me garantimin e funksionalitetit të sistemit për identifikimin...

Planifikimi i mjeteve financiare për vitin 2027 nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nuk nënkupton përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por lidhet ekskluzivisht me garantimin e funksionalitetit të sistemit për identifikimin biometrik të votuesve, pasi në gusht të vitit 2026 ka skaduar kontrata dhe garancia për pajisjet e furnizuara në vitin 2021 nga kompania gjermane Dermalog, shkruan portali Zyrtare.

Sipas Kodit Zgjedhor, KSHZ-ja është e obliguar me ligj të sigurojë vazhdimësinë e këtij sistemi meqenëse procesi i votimit realizohet përmes pajisjeve biometrike, çka ka bërë që institucioni të njoftojë Qeverinë dhe Ministrinë e Financave për nevojën e parashikimit të mjeteve të nevojshme në buxhetin e vitit 2027 për realizimin e furnizimit të ri publik për shërbimet e mirëmbajtjes. Meqë zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare janë të parapara për vitin 2028, interpretimet se kjo procedurë financiare dhe teknike paralajmëron zgjedhje të parakohshme janë të pabazuara, thonë burime jozyrtare pranë KSHZ.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari takim me ambasadorin Aktas: Thellojmë partneritetin në fushën e drejtësisë

09.11.2026

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

08.11.2026

Kryeministri Mickoski ofendohet nga deklaratat e Hodait

09.11.2026

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

07.11.2026