MAQEDONIA

“Zgjedhjet e parakohshme”, Sulejmani: E çojmë mandatin deri në fund, përmbushim premtimet ndaj qytetarëve

Kosova.Today ·

Zëvendësministri i Arsimit nga radhët e VLEN-it, Driton Sulejmani, ka deklaruar se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se prioritet i koalicionit qeverisës është realizimi i projekteve të premtuara para qytetarëve....

Zëvendësministri i Arsimit nga radhët e VLEN-it, Driton Sulejmani, ka deklaruar se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se prioritet i koalicionit qeverisës është realizimi i projekteve të premtuara para qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, Sulejmani tha se VLEN dhe VMRO-DPMNE synojnë që mandatin qeverisës ta përfundojnë deri në fund, në vend që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“VLEN dhe VMRO-DPMNE kanë për qëllim ta dërgojnë mandatin deri në fund. Me rëndësi është të realizojmë projektet që kemi premtuar para qytetarëve, sesa të mbahen zgjedhje që dihet rezultati”, deklaroi Sulejmani.

Ai u shpreh i bindur edhe për rezultatin e mundshëm të VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve lokale.

“Fitues i padiskutueshëm do të jetë VLEN, sepse kjo ndodhi jo më larg se zgjedhjet lokale”, tha Sulejmani.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

ASH kërkon që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip në tërësi

09.11.2026

Mickoski i thotë “JO” shqipes në një pjesë të provimit të jurisprudencës: Proceset gjyqësore vetëm në maqedonisht!

09.11.2026

LSDM: Vonesa në pagat e disa institucioneve shtetërore, komunat përballen me vështirësi në pagesa

08.11.2026

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

09.11.2026