KOSOVA

Zhduket gjatë natës 15-vjeçarja në Deçan, Policia e gjen në orët e hershme të mëngjesit dhe e dërgon në Emergjencë

Kosova.Today ·

Një vajzë 15-vjeçare nga Deçani, e cila ishte larguar nga shtëpia pa njoftuar familjarët, është gjetur nga Policia pas disa orësh kërkimesh. E mitura ishte larguar mbrëmjen e së hënës, ndërsa patrulla policore e ka gjetur në orët e hershme...

Një vajzë 15-vjeçare nga Deçani, e cila ishte larguar nga shtëpia pa njoftuar familjarët, është gjetur nga Policia pas disa orësh kërkimesh. E mitura ishte larguar mbrëmjen e së hënës, ndërsa patrulla policore e ka gjetur në orët e hershme të mëngjesit të së martës, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për të miturën me inicialet E.K., rreth 15-vjeçare, zhdukja e së cilës ishte denoncuar nga nëna e saj.

Familjarët kishin raportuar se vajza ishte larguar nga shtëpia rreth orës 21:15, në drejtim të panjohur, pa i treguar askujt se ku po shkonte.

Shqetësimi ishte shtuar edhe për faktin se e mitura nuk kishte telefon me vete, çka e bënte të pamundur kontaktimin e saj.

Pas denoncimit, Policia kishte nisur veprimet për gjetjen e vajzës, ndërsa rasti ishte referuar edhe te njësitë hetimore.

Rreth orës 05:15 të mëngjesit, gjatë patrullimit në rrugën “Luan Haradinaj”, zyrtarët e Stacionit Policor në Deçan kanë hasur në 15-vjeçaren.

Ajo është dërguar fillimisht në Emergjencë për kontroll dhe trajtim mjekësor, ndërsa është paraparë të intervistohet në praninë e njërit prej prindërve, për të sqaruar rrethanat e largimit nga shtëpia.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani

09.11.2026

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

10.11.2026

Çfarë dimri na pret? “Dobësim jashtëzakonisht i hershëm i vorbullës polare, nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë”

09.11.2026

Justina Shhiroka Pula me udhëtime jashtë vendit? Presidenca kontrakton 273 mijë euro për bileta avioni!

10.11.2026