SPORTI

Zvicra sonte përballë Sllovenisë, një pikë larg rikthimit në Ligën A

Kosova.Today ·

Përfaqësuesja e Zvicrës përballet sonte me Slloveninë në Maribor, me mundësinë për ta siguruar para kohe rikthimin në Ligën A të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch. Pas katër ndeshjeve, skuadra e drejtuar nga Murat Yakin kryeson Grupin...

Përfaqësuesja e Zvicrës përballet sonte me Slloveninë në Maribor, me mundësinë për ta siguruar para kohe rikthimin në Ligën A të Ligës së Kombeve, përcjell albinfo.ch.

Pas katër ndeshjeve, skuadra e drejtuar nga Murat Yakin kryeson Grupin B1 me 12 pikë, pesë më shumë se Sllovenia. Një barazim do t’i mjaftonte për ta siguruar matematikisht vendin e parë, pa pritur takimin e fundit kundër Skocisë.

Zvicra ka regjistruar katër fitore në këtë edicion. Në përballjen e parë ndaj Sllovenisë, të zhvilluar në Lucern, zviceranët fituan me rezultat 2:1.

Në mungesë të Granit Xhakës së lënduar, shiritin e kapitenit do ta mbajë Manuel Akanji. Ai ka theksuar se synimi i ekipit është që çështjen e kualifikimit ta mbyllë që në këtë ndeshje.

Takimi ishte planifikuar të zhvillohej në Lubjanë, por u zhvendos në Maribor për shkak të gjendjes së dobët të fushës. Ndeshja nis në orën 20:45, në stadiumin “Ljudski vrt”./Albinfo.ch

The post Zvicra sonte përballë Sllovenisë, një pikë larg rikthimit në Ligën A appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Xhaka i mungon Zvicrës për dy ndeshjet e fundit të vitit

09.11.2026

Betim Fazliji nga St. Galleni i bashkohet grumbullimit të Kombëtares së Kosovës

10.11.2026

Kuqezinjtë gati për sfidën vendimtare ndaj Finlandës

11.11.2026

Dardanët synojnë fitoren ndaj Izraelit, Avdyli dhe Kamberi optimistë para sfidës në Prishtinë

13.11.2026