MAQEDONIA

Feti Abazi: Bogovina së shpejti me Qendër Ditore për të Moshuarit

Kosova.Today ·

Komuna e Bogovinës po ndërmerr hapa për përmirësimin e kujdesit dhe përfshirjes sociale të të moshuarve. Kryetari i komunës, Feti Abazi, njoftoi se është nënshkruar kontrata për themelimin e Qendrës Ditore për të Moshuarit, e cila pritet të...

Komuna e Bogovinës po ndërmerr hapa për përmirësimin e kujdesit dhe përfshirjes sociale të të moshuarve. Kryetari i komunës, Feti Abazi, njoftoi se është nënshkruar kontrata për themelimin e Qendrës Ditore për të Moshuarit, e cila pritet të nisë funksionimin së shpejti.

Në këtë qendër do të organizohen aktivitete të ndryshme, me fokus në përmirësimin e cilësisë së jetës, mirëqenies dhe përfshirjes sociale të personave të moshës së tretë.

Projekti po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Abazi thekson se kjo qendër përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një komuniteti më gjithëpërfshirës, ku kujdesi dhe dinjiteti u takojnë të gjitha gjeneratave.

“Shumë shpejt do ta promovojmë dhe hapim këtë qendër për qytetarët tanë”, ka deklaruar kryetari Feti Abazi.

The post Feti Abazi: Bogovina së shpejti me Qendër Ditore për të Moshuarit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

E rrahu deri në humbje të vetëdijes dhe e la në rrugë, 31-vjeçari nga Ohri shpëton nga paraburgimi

16.11.2026

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026